Gjermania ia ka dhuruar Ukrainës tri automjete vetëlëvizëse, të njohura si “Cheetah”, shkruan BBC.
Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov, konfirmoi mbërritjen e “cheetah-ve”, duke shtuar se për këto sisteme raketore kundërajrore, janë siguruar mijëra predha.
Në total, Ukraina është në pritje të 15 gepard “cheetah” në formë të tankut, që nëpërmjet dy armëve automatike, qëllojnë deri në 4 kilometra distancë.
Këto armë të sofistikuara gjermane, që në nisje të pushtimit rus, u përdoren nga trupat ukrainase si mjet taktik i mbrojtjes ajrore, për t’i qëlluar aeroplanët e dronët.
“Cheetah” u përdor nga gjermanët deri në vitin 2010, ndërsa më pas u zëvendësua nga Wiesel 2 Ozelot