fbpx
0.3 C
Pristina
E shtunë, 28 Janar, 2023

Ukraina përplas Vatikanin me Moskën, Papa Françesku “shuplakë” patriarkut rus

Duhet Lexuar

Më shumë se nëntë muaj pas pushtimit rus, në prag të Krishtlindjes, botohet një libër që mbledh të gjitha fjalimet e deritanishme të Papa Françeskut për paqen.

Ai titullohet “Një enciklikë për paqen në Ukrainë” (botimet TS – Toka e Shenjtë) dhe është redaktuar nga korrespondenti i Vatikanit i “Il Fatto Quotidiano”, Francesco Antonio Grana. Në hyrje të librit, pjesë të së cilit u botuan sot në Corriere della Sera, Papa foli edhe një herë për paqen.

“Zoti është një Zot i paqes, dashurisë dhe shpresës”, shkroi Papa.

- Advertisement -

Me fjalët papnore është e pamundur të mos vihet re një kritikë ndaj qëndrimit të patriarkut rus Kirill, i cili që nga shkurti i kaluar e ka justifikuar këtë konflikt në më shumë se një rast, duke argumentuar se “është e drejtë të Iuftosh” për të mos pranuar mëkatin si model jete.

Kreu i Kishës Ortodokse Ruse tha gjithashtu në një predikim se ushtarët rusë që vdesin në Iuftime në Ukrainë do të fitojnë Parajsën.

Françesku është treguar me vendosmëri kundër këtij leximi teologjiko-politik dhe e ka përsëritur atë në parathënien e librit të ri, duke shkruar se “tmerret e Iuftës, të çdo Iufte, ofendojnë emrin më të shenjtë të Zotit” dhe e ofendojnë atë “aq më shumë nëse emri i tij po abuzohet për të justifikuar këtë masakër të papërshkrueshme”.

Në një intervistë për Corriere della Sera, në fakt, Francesco kishte zbuluar se gjatë një bisede video me Kirillin, një ditë pas shpërthimit të Iuftës, ai e kishte paralajmëruar ashpër. Fjalë e kishin tërbuar Patriarkanën e Moskës dhe bënë që takimi i parashikuar në Kazakistan të anulohej.

- Advertisement -

Në parathënie, Françesku përmendi një paraardhës “të pakëndshëm” të tij, Atë Piu XII, i cili pikërisht në prag të shpërthimit të Iuftës së Dytë Botërore duhej të deklaronte se “asgjë nuk humbet me paqen, gjithçka mund të humbet me Iuftë”.

Ndërkohë, në 8 dhjetor, Papa ka shpallur një lutje për paqe, për Ukrainën e torturuar.

- Advertisement -

Të fundit

Vijojnë suImet në SHBA, tre të vrarë

Tre persona u vranë dhe katër të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë në Kaliforni të shtunën...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -