13.4 C
Pristina
Thursday, September 29, 2022
- Advertisement -

Ukraina padit Ramzan Kadyrov, lideri çeçen përgjigjet menjëherë

Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) ngriti një aktakuzë për KRlMe Iufte kundër liderit të Republikës çeçene, Ramzan Kadyrov.

SBU njoftoi në kanalin e saj Telegram se kishte mbledhur “dëshmi të mjaftueshme të krimeve të luftës të kryera nga Ramzan Kadyrov”.

- Advertisement -

Përveç liderit të Çeçenisë, u shtua, u mblodhën edhe dëshmi të KRlMEVE të Iuftës të kryera nga nënkryetari i departamentit të Gardës Kombëtare Ruse për Çeçeni, Daniil Martynov dhe një nga komandantët e Gardës Kombëtare, Husein Mezhidov.

Pas informacionit nga Kievi, Kadyrov deklaroi gatishmërinë e tij për t’u takuar me anëtarët e SBU, të cilët e akuzuan atë për KRlME Iufte.

“Përcaktoni vendin ku duhet të paraqitemi, do të jemi të lumtur të vijmë dhe të shohim kush është KRlMlNEL, kush është vrasës dhe kush është TERR0RlST. Nuk keni as, nder e as ndërgjegje”, ka shkruar Kadyrov në kanalin e tij Telegram.

- Advertisement -

Ai tha se pranon gjithçka që ka bërë në Ukrainë, transmeton RIA Novosti.

“Nëse do të më kishit pyetur, do ta kisha pushtuar Kievin shumë kohë më parë. Zelensky dhe të tjerët si ai tashmë do të ishin në bodrum duke u marrë në pyetje”, tha Kadyrov.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -