11 C
Pristina
Wednesday, October 5, 2022
- Advertisement -

Ukraina nis ofensiven e madhe, Zelensky rusëve: Nëse doni të mbijetoni ikni në shtëpitë tuaja, do t’ju ndjekim deri në kufi

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje trupave ruse që të largohen nga ofensiva e nisur nga trupat e tij afër qytetit strategjik jugor të Hersonit, që është pushtuar nga Rusia që në fillim të luftës. Sipas Zelenskyt, trupat ukrainase janë duke rimarrë kontrollin e territorit të tyre.

- Advertisement -

Gjatë një adresimi në orët e vona të 29 gushtit, Zelensky u zotua se trupat ukrainase do të ndjekin ushtrinë ruse “deri në kufi”.

“Nëse duan të mbijetojnë – është koha për ushtrinë ruse që të ikë. Shkoni në shtëpi”, tha ai.

“Ukraina po rimerr territorin e saj”, theksoi Zelensky.

- Advertisement -

Më herët, këshilltari presidencial, Oleksiy Arestovych, përmes një video-mesazhi tha se forcat ukrainase po granatojnë tragetet që forca ruse po përdorin për të furnizuar një pjesë të territorit të okupuar në brengun perëndimor të Lumit Dniepër, në rajonin e Hersonit.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, tha se ofensiva e Ukrainës veçse ka pasur ndikim në aftësitë e ushtrisë ruse, pasi ka detyruar ushtarët e Moskës që të ripozicionohen dhe disa njësi ruse në lindje janë dëmtuar rëndë.

“Sepse rusët është dashur që të marrin burime nga lindja vetëm për shkak të raportimeve se ukrainasit mund të kryejnë një ofensivë më në jug”, tha Kirby për gazetarët më 29 gusht.

- Advertisement -

Ministria ruse e Mbrojtjes pranoi se Ukraina ka nisur ofensivë të re, por insistoi se kjo ofensivë ka dështuar, duke pretenduar se forcat ruse janë shkaktuar viktima të shumta në anën ukrainase.

Ushtria ukrainase në lindje të vendit qëllon me armë vetëlëvizëse 2S7 “Pion” në pozicionet e ushtrisë ruse. 26 gusht 2022.
LEXONI EDHE KËTË:
Ushtria ukrainase thotë se ka nisur ofensivë në jug të vendit
Këto pretendime të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë nuk kanë mundur të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Nga granatimet ruse në qytetin-port të Mikolajivit – që ende është nën kontrollin ukrainas pavarësisht bombardimeve ruse – janë vrarë të paktën dy persona dhe janë plagosur 24 të tjerë, thanë zyrtarët lokalë dhe dëshmitarët.

Ndërkaq, inspektorët nga Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore janë nisur për të inspektuar centralin Zaporizhja, që është nën kontrollin rus.

Ky central ra në duart e rusëve disa ditë pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Luftimet e fundit përreth centralit të Zaporizhjas – që është më i madhi në Evropë – kanë rritur frikën për ndonjë incident bërthamor.

Sa i përket aspektit diplomatik, ministrat e Mbrojtjes së Bashkimit Evropian po takohen në Pragë më 30 gusht dhe bisedimet e tyre pritet të përqendrohen në krijimin e një programi për trajnimin e ushtarëve ukrainas.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -