25.7 C
Pristina
Saturday, June 22, 2024

Ukraina nis kundërofensivën

- Advertisement -

Ukraina ka nisur kundërofensivën ndaj ushtrisë ruse, raportoi të enjten mediumi ukrainas KyivPost.

Ushtria e Ukrainës ka paralajmëruar se nëpërmjet kësaj ofensive synon t’i kthejë territoret e okupuara nga Rusia që nga shkurti i 2022-s.

- Advertisement -

Ndërsa, presidenti Volodymyr Zelensky, ka kërkuar që të mos jenë të larta pritshmëritë për këtë veprim që pritet të zgjasë përgjatë disa muajve.

Profesori i shkencave politike, Michael McFaul, ka deklaruar se nëse ushtria ukrainase nuk mund t’i luftojë masivisht rusët përgjatë muajve vijues, këtë duhet ta bëjë në vitet e ardhshme.

- Advertisement -

Në një deklarim për CNBC, McFaul u shpreh se Ukraina do të ketë nevojë për mbështetje nga shtetet perëndimore, derisa shtoi se dëshira mund të jetë më e madhe “sesa shumica e republikanëve”.

“Shpresoj që ukrainasit të mund t’i shtyjnë pushtuesit rusë në muajt e ardhshëm, por nëse nuk munden, duhet të planifikojnë kundërsulme të reja në vjeshtën e 2024-s, në 2025-n…Ata do të kenë nevojë për mbështetjen tonë”, tha profesori i shkencave politike.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -