18.7 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Ukraina gati për kundërofensivën, ushtarët pozicionohen pranë lumit Dnipro

- Advertisement -

Trupat ukrainase janë vendosur në anën lindore të lumit Dnipro pranë qytetit Kherson. Kështu ka njoftuar Instituti për Studimin e Luftës, duke pretenduar në këtë mënyrë kundërofensivën pranverore tëUkrainës.

Pozicionimi në këtë zonë, referuar mediave vendase, mund të jetë hapi i parë për të zhvendosur forcat ruse nga ajo zona, nga ku ata pretendohen që përdorin për të bombarduar dhe qëlluar në Kherson.

- Advertisement -

Sulmet ushtarake ukrainase përtej lumit mund të shënojnë gjithashtu hapat e parë tentativë drejt nisjes së një ofensive të shumëpritur pranverore për të rimarrë më shumë territor.

Blogerët ushtarakë rusë thanë se forcat ukrainase kishin krijuar linja të qëndrueshme furnizimi në pozicionet e tyre dhe “kryejnë rregullisht fluturime në zonë

- Advertisement -

Një zëdhënës i ushtrisë ukrainase për rajonin jugor nuk pranoi të komentojë mbi raportet se trupat ukrainase kishin arritur një pikëmbështetje përtej lumit.

“Ka një operacion ushtarak në vazhdim që kërkon heshtje informative. Kur të lejohet, ne do t’ju njoftojmë me siguri, “thanë zyrtarët në kiev.

Zyrtarët qeveritarë dhe komandantët ukrainas kanë sinjalizuar për muaj të tërë se kur moti dhe trupat të jenë gati, ata do të përpiqen të largojnë forcat ruse nga jugu.

- Advertisement -

Një fushatë vjeshte çliroi pjesë të Kharkivit verilindor dhe i shtyu trupat ruse nga Kherson, në atë kohë bastioni i tyre i fundit në brigjet perëndimore të Dnipro./abcnews.al

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -