12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Ugljanin kërkon të drejta për boshnjakët në Serbi sipas modelit që kërkohet për serbët në Kosovë

- Advertisement -

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik (SDA) në Sanxhak, Sulejman Ugljanin, i ka dërguar sot një letër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, si dhe zyrtarëve të BE-së dhe ShBA-së, në të cilën kërkon që në kuadër të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, boshnjakëve në Serbi t’u garantohen “të drejta të barabarta sipas modelit që kërkohet për serbët në Kosovë”.

- Advertisement -

Ugljanin ka thënë në letër se si përfaqësues i boshnjakëve nuk është i kënaqur me pozitën dhe trajtimin e tyre në Serbi, njofton SDA Sanxhak.

Ai vlerësoi se pasojat me të cilat mund të përballet Serbia për shkak të refuzimit të të ashtuquajturit propozim gjermano-francez për Kosovën do të ishin “të mëdha për boshnjakët” dhe do të çonin në “pasiguri dhe destabilitet”.

- Advertisement -

Përveç Vuçiqit, letrën ia ka drejtuar edhe përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, përfaqësuesit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe të dërguarit special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -