14.4 C
Pristina
Tuesday, September 27, 2022
- Advertisement -

U zhduk mes bjeshkëve të Sharrit, xhaxhai i 27-vjeçarit ngre dyshime: Na erdhi një telefonatë me prefiks të Ukrainës

20 km nga fshati Borje i Kukësit, banorët shkojnë në Bjeshkët e Sharrit në Kosovë për të mbledhur boronica, aty ku shkelet mbi para sikurse thonë ata.

Mbledhja e boronicave ju siguron të ardhurat për jetesën, por këtë sezon fshati u trondit nga humbja e një djali të ri nëpër bjeshkë.

- Advertisement -

“Ky është rasti i parë që ndodh diçka e tillë. Kemi 20 vjet që mbledhim boronice dhe asgjë nuk na ka ndodhur. Lus Zotin që të jetë rasti i humbur”, deklaroi xhaxhai i djalit të zhdukur.

Në bjeshkët e Brodit dyshohet se Meladin Adili, djali 27-vjeçar nga Borja e Kukësit, ka humbur kontaktet me 6 shokët e tij mëngjesin e 3 shtatorit teksa kishte dalë për të mbledhur boronica.

Prej asaj dite edhe pse kërkimet kanë vijuar, djali as nuk është parë, as zëri nuk i është dëgjuar më.

- Advertisement -

I gjithë fshati prej një jave është në kërkim të Meladinit, teksa familjarët kërkojnë që përpjekjet e policisë së Kosovës me të Shqipërisë të thellohen në punën për gjetjen e djalit.

“Jemi përpjekur. Atë ditë që ka humbur djali në ora 8:30 kemi pasur një telefonatë në lidhje me të. Telefonata që ka ardhur kishte prefiksin e Ukrainës. Telefonata është e dyshimtë, por ka edhe njëfarë shprese se ai mund të jetë gjallë. Pra kemi dyshime mos është marrë nga dikush. Nuk e di…Kjo të saktësohet nga ka ardhur telefonata”, shprehet tutje xhaxhai i djalit.

Banorët thonë se moti në bjeshkë ndryshon çdo 15 minuta.

- Advertisement -

Moti është i paparashikueshëm dhe në këto kushte me këto reshje të dendura shiu kërkimi ka ndaluar.

- Advertisement -

Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -