fbpx
7.5 C
Pristina
5 Dhjetor, 2021 - 22:15

U raportuar që ka punuar kundër AAK’së, reagon Pal Leka

Rekomandime

Pal Lekaj, nënkryetar i AAK’së ka reaguar pas raportimeve se bashkëpunoi me PShDK’në për zgjedhjet komunale të 17 tetorit.

Lekaj mohon veprimet e tilla.

“Pal Lekaj asnjëherë nuk ka punuar kundër AAK’së sepse nuk ka logjikë që të punojë kundër familjes time politike për të cilën e kam kontribuar nga themelimi e deri më sot”, tha Lekaj në Pressing.

“Nuk e kuptoj nga i keni këto bindje por nëse e shikoni hartën elektorale të këtyre zgjedhjeve ku PShDK pretendon për elektoratin e vetë, kandidati jonë Ardian Gjini është fitues. Novosellë e Epërme, Novosellë e Ultë, Bishtazhin, Doblibare, Bec, Korenicë e Brekoc”, theksoi ai.

“Unë kam punuar shumë që PSHDK të mos ketë kandidat në këto zgjedhje por ka pasur problem tash e dy vjet në mes të koalicionit AAK-PSHDK për të cilat unë gjatë gjithë kësaj kohe jam munduar t’i shuajë”, shtoi Lekaj.

Të njëjtën e ka thënë edhe Ferdinand Kolaj i PSHDK’së. Kolaj tha se nuk kanë vendosur ende se kë do të mbështesin në balotazh, Ardian Gjinin e AAK’së apo Mimoza Kusari-Lilën e VV’së.

Pas votimeve të djeshme Ardian Gjini prin me 18.382 ose 46 për qind të votave. Mimoza Kusari-Lila mori 14.819 ose 37,08 për qind.

Ferdinand Kolaj i PSHDK’së u rendit i treti me 2.652 ose 6.64 për qind të votave.

Më shumë artikuj

Të fundit