8.1 C
Pristina
Friday, October 7, 2022
- Advertisement -

U përIeshën me 3 rusë pranë fabrikës së Përpunimit të Armëve, dy ushtarët shqiptarë përfundojnë te Trauma

Dy ushtarë shqiptarë të cilët ishin caktuar me detyrë për ruajtjen e Uzinës së Përpunimit të Armëve në Gramsh, kanë mbetur të pIagosur mbrëmjen e sotme pasi janë përpIasur fizikisht me 3 shtetas rusë, të dyshuar si agjentë.

- Advertisement -

Ushtarët shqiptarë kanë pikasur lëvizje të dyshimta tek 3 persona të cilët kanë tentuar të hyjnë fshehurazi në Uzinë, dhe janë afruar për t’i larguar.

Në momentin që janë afruar ka patur një përIeshje fizike mes ushtarëve shqiptarë dhe tre rusëve, ku njëri prej tyre ka përdorur sprej dhe ka lënë të Iënduar ushtarët shqiptarë.

Drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit Kreshnik Ajazi, bëri me dije për gazetarin e Abc, se tre rusët janë arrestuar dhe po hetohen nga antiterrori.

- Advertisement -

Atyre u janë gjetur dhe sekuestruar mjete fotografike, ku në mikroçipe janë kapur foto të Uzinës.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -