Nëna e 31-vjeçarit Gerti Shehu, i cili suImoi ish-kryeministrin Berisha ditën e sotme, ka qëndruar për rreth 3 orë në ambientet e Komisariatit nr. 1 në Tiranë.
Bëhet me dije se largimi i saj është bërë me një ambulancë për shkak se nuk ishte ndjerë mirë nga ana shëndetësore.
Zonja është thirrur për të dhënë disa deklarime pas sulmit që bëri djali i saj ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke e goditur me grusht gjatë protestës së sotme, raporton tvklan.
Deri më tani nuk është bërë e ditur asgjë dhe nuk dihet ende se çfarë ka deklaruar ajo.