13.8 C
Pristina
E diel, 13 Tetor, 2024

‘U kujton bombardimet e NATO-s’, Serbia i hap ‘luftë’ zyrtarit amerikan

- Advertisement -

James Rubin, përgjegjës i Qendrës Globale të Angazhimit, i cili gjatë kohës së luftës në Kosovë shërbeu si ndihmës sekretar i shtetit, po qëndron për vizitë në Ballkan.

- Advertisement -

Në një intervistë që ka dhënë ditën e djeshme ai tha se nuk do të vizitojë Serbinë.
Këtë e komentoi Analisti Gazmir Raci, duke thënë se Rubin nëse shkon në Serbi do u kujtojë atyre sulmet e NATO-së.

Sipas tij Rubin ka qenë pjesë e vendimmarrjes amerikane ndërsa ka përjetuar personalisht luftën e Serbisë ndaj Kosovës.

- Advertisement -

“Ua kujton sulmet e NATO-së. Ai ka punuar gjatë luftës. Aleanca  jonë strategjike, si komb shqiptar vijon të jetë e qëndrueshme me SHBA-në. Kemi problemet tona të qeverisjes, po mendoj se tashmë duhet të ofrojmë qeverisje më të mirë më demokratike, nuk flas vetëm për Kosovën por dhe për Shqipërinë. Rubin ka qenë pjesë e vendimmarrjes amerikane. Ai ka dhe emocionet e tij të drejtpërdrejta, personale po ashtu dhe bashkëshortja e tij e cila ka qenë raportuese në Beograd. Ata janë të lidhur shpirtërore me shqiptarët. Siguria jonë është e lidhur ngushtë me sigurinë amerikane dhe duhet të jemi të përgjegjshëm me reagimet tona”- tha ai.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -