3.6 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

U kthye nga Londra për të investuar, Liridon Rudaku me porosi për të rinjtë: Evropën e kanë këtu, vetëm duhet të punojnë

- Advertisement -

U kthye nga Londra për të investuar, Liridon Rudaku me porosi për të rinjtë: Evropën e kanë këtu, vetëm duhet të punojnë

- Advertisement -

16 vjet të jetës së tij i kaloi në Londër.

Por, Liridon Rudaku, asnjëherë nuk iu nda ëndrrës së tij – kthimit në Kosovë.

- Advertisement -

Ai para disa vitesh, u kthye në vendlindjen e tij në Poliçkë të Kamenicës, për të investuar.

“Me thënë të drejtën vendimi ka qenë i mirëmenduar. Gjithmonë e kam pasur në plan dhe të investoj diçka në Kosovë”, tregoi ai në një intervistë për Klankosova.tv.

“Nuk e kam paramenduar ta krijojë jetën time jashtë Kosovës”, tha ai.

- Advertisement -

Rudaku tregoi se ç’lloj investimi ka bërë dhe si po funksionon biznesi i tij.

“Kam investuar në një fermë të pulave. Ferma është ‘free range’, pra e hapur. Investimi në pularinë tonë ka kushtuar rreth 120 mijë euro. Aktualisht i kemi 6 mijë copë pula vojse”, tha Rudaku.

Poliçkasi theksoi se investimi është realizuar me mjete vetanake.

“Deri më tani s’kemi pasur vështirësi. Tash kemi pasur edhe përkrahje me subvencione dhe grante me rritjen e kapacitetit të fermës”, tha ai.

Ai shtoi se planifikon të krijojë edhe vende të reja të punës.

“Për momentin i kemi dy punëtorë me orar të plotë. Gjithsesi se planifikojmë që me rrijen e kapacitetit të punësojmë edhe punëtorë të tjerë”, shtoi ai.

Liridon Rudaku, pati edhe një porosi për të rinjtë që po duan të largohen nga Kosova.

“Nuk po më vjen mirë kur shoh që shumë të rinj janë duke e lëshuar Kosovën. Unë besoj dhe mendoj që nëse pak angazhohen, Evropën e kanë këtu, vetëm duhet të punojnë. Edhe krejt i ke, s’ka nevojë me dal jashtë Kosovës”, tha Rudaku.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -