14.4 C
Pristina
Tuesday, September 27, 2022
- Advertisement -

U kap duke vjedhur gullash dhe ujë në një market te rruga ‘B’, ky është burri që përfundoi në ndalim policor

Një person ka rënë në prangat e Policisë mbrëmë rreth orës 20:25, pasi dyshohet se kishte kryer vjedhje në një market në rrugën ‘B’ në Prishtinë.

- Advertisement -

Bëhet e ditur se është fjala për A. B., 29-vjeçar.

B. dyshohet se ka kryer vjedhje në ‘Spar’ më 14 shtator dhe ishte kapur mat nga sigurimi i marketit me produktet të cilat i kishte marrë pa paguar.

Sinjali mëson se në çantën e 29-vjeçarit u gjetën rreth 20 konserva të gullashit dhe një shishe me ujë, të cilat janë konfiskuar nga Policia.

- Advertisement -

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intevistim, ku ndaj tij është iniciuar rasti ‘Vjedhje’.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që Bahtirit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. /GazetaSinjali/

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -