7.9 C
Pristina
25 Janar, 2021 - 14:16

U dekorua dje, polici që e kishte dënuar një vajzë pse qeshi, sot e goditi Natyra Kuçin

Fatmir Miftari, polici nga Vushtrria i cili po akuzohet nga Frashër Krasniqi, anëtar i PSD’së, se ka ushtruar dh.unë përgjatë momentit të arr.estimit të anëtarëve të kësaj partie, dje është dekoruar me medalje policore për lëvdim.

Për kontribut të çmuar dhe shërbim meritor gjatë kryerjes së detyrave, duke u bazuar në standardet më të larta të shërbimit dhe profesionalizmit policor”, thuhet në medaljen policore për lëvdim të ndarë për reshterin Miftari.

Fatmir Miftari

Por, i njëjti është akuzuar për ushtrim dh.une ndaj anëtarëve të PSD’së përgjatë momentit të protestës së mbajtur të martën.

Ky është Fatmir Miftari.

Rreshteri i Policisë së Kosovës që e go’diti në kokë Natyra Kuçin edhe pse ishte me duar të lidhura brenda stacionit policor.

Pas reagimit tonë verbal, ai më mori në zyren e tij dhe bashkë me 4-5 policë të tjerë më goditën për disa minuta pa ndërprerë”, thuhet në një postim të Krasniqit.

Miftari u bë i njohur për publikun pasi që në korrik të vitit 2019 gjobiti një vajzë në Prishtinë pse qeshte me zë të lartë, nën pretekstin se e prishte rendin publik.

Për shkak të së qeshurës, qytetarja nga Prishtina ishte dënuar me një gjobë prej 100 eurosh, gjë që kishte ngjallur shumë kritika në mesin e publikut.

Të fundit

Të tjera nga rubrika

error: Përmbajtja mbrohet !!