fbpx
-0.3 C
Pristina
E enjte, 9 Shkurt, 2023

Turqia nis suImet ajrore ndaj dy vendeve

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Një javë pas shpërthimit që shkaktoi dhjetëra viktima në Stamboll, Turqia ka nisur suIme ajrore ndaj objektivave kurde në Irak dhe në Siri.

Kjo pasi Ankaraja I ka drejtuar gishtin për shpërthimin në Stamboll militantëve kurdë, raporton BBC.

- Advertisement -

Bastisjet, të quajtura Operacioni “Kthetra-Shpata” goditën bazat kurde që po përdoreshin për të nisur suImet ndaj Turqisë, tha ministria e mbrojtjes.

Një zëdhënës siriano-kurd tha se dy fshatra të populluar me njerëz të zhvendosur brenda vendit u goditën.

Grupi i ndaluar kurd PKK mohon kryerjen e sulmit në Stamboll.

Me fillimin e suImeve ajrore, ministria turke e mbrojtjes shkroi në Twitter se “ora e llogaridhënies” ka mbërritur.

- Advertisement -

“Bunkerët, shpellat, tunelet dhe magazinat e terroristëve u shkatërruan me sukses”, tha ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar.

Ministria turke e mbrojtjes tha më vonë se sulmet ndaj bazave militante kurde në Sirinë veriore dhe Irakun verior shkatërruan 89 objektiva.

Forcat e udhëhequra nga kurdët në Siri u zotuan të hakmerren dhe thanë se qyteti i Kobane u godit si dhe dy fshatra me popullsi të dendur.

- Advertisement -

Më vonë të dielën, një raketë e lëshuar nga Siria raportohet se plagosi tre persona në kufirin me Turqinë, thanë media shtetërore turke.

Të paktën 31 persona u vranë vetëm në Sirinë veriore, sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut me qendër në Mbretërinë e Bashkuar.

Nuk është e qartë se cilat objektiva u goditën në Irak./abcnews.al/

- Advertisement -

Të fundit

Çfarë do të thotë “magnituda” dhe “intensiteti” i tërmetit?

Madhësia dhe intensiteti i një tërmeti janë dy koncepte që shpesh ngatërrohen. Magnituda e tërmetit përcaktohet nga vlera e...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -