fbpx
-0.9 C
Pristina
E shtunë, 28 Janar, 2023

“Turp të keni, shqiptarët po na mbrojnë”| Në Zubin Potok serbët brohorasin kundër Petar Petkoviqit dhe krerëve të Listës Serbe

Duhet Lexuar

Gjatë ceremonisë qendrore të ndezjes së pemës së Krishtlindjes, që u mbajt këtë vit në Zubina Potok, serbët e mbledhur kanë brohoritur edhe kundër drejtorit të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq dhe krerëve të Listës Serbe, që ishin të pranishëm aty.

Siç raporton “Nova.rs”, gjatë fjalimit të peshkopit Teodosije për Rashkë-Prizren, një grup serbësh filluan të thërrasin “Petkoviq, a është kjo 50:0 për ne? Turp të keni, shqiptarët po na ruajnë”, më pas i kanë drejtuar një sërë sharjesh.

Priftërinjtë e pranishëm, si dhe peshkopi Teodosije, gjatë gjithë kohës u përpoqën t’i qetësonin masën, por nuk ia dolën dot.

- Advertisement -

Disa qytetarë me këmbëngulje e pyesnin Petkoviqin: “A po ju ruajnë edhe juve shqiptarët?”. “Është e lehtë për juve atje lart në Beograd”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Zubin Potok INFO (@zubinpotokinfo)

- Advertisement -

Të fundit

Asociacioni “kal” ligjor serb në Kosovë, profesori tregon çfarë duhet bërë që të mos ndodh “e keqja”

Sociologu dhe profesori universitar, Fadil Maloku, thotë se nuk duhet të ketë asociacion pa u njohur sovraniteti i Kosovës. Kushdo...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -