fbpx
0.5 C
Pristina
E hënë, 30 Janar, 2023

Trusti sot në Kuvend – si pritet të votojnë deputetët e Republikës?

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Duke filluar nga ora 10:00, Kuvendi i Kosovës sot mban seancën plenare.

Në rend dite është dhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale të Kosovës (lejimi i tërheqjes së 30-përqindëshit nga Trusti).

- Advertisement -

Iniciuesi i peticionit për tërheqjen e Trustit Pensional, Adnan Jashari, ka thënë se pret që në seancën e sotme, të votohet unanimisht pro projektligjit gjë mundëson një gjë të tillë.

Në një lidhje direkte në Edicionin Special, ai ka bërë të ditur se afro 84 për qind e qytetarëve të Kosovës janë për tërheqjen e Trustit.

“Presim që të gjithë deputetët e kuvendit të votojnë unanimisht pro, në mënyrë që qytetarëve t’u mundësohet tërheqja e Trustit”.

“Sipas përllogaritjeve, janë 43 deputetë të opozitës që do të votojnë. Fatmir Humolli ka deklaruar pro”.

- Advertisement -

“Presim që ata deputetë të VV-së të mos marrin pjesë në mënyrë që projektligji të kalojë”.

Ai ka thënë se pret reflektim nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Qytetarët janë shprehur që duhet të votohet ky projektligj sepse është nevojë. Është koha e fundit që të votohet sepse qytetarët janë lodhur. 84 për qind e qytetarëve të Kosovës janë shprehur pro tërheqjes së Trustit”./insajderi.org

- Advertisement -

Të fundit

Sipas statuti të FES-it, Asociacioni do t’i ketë simboIet e veta zyrtare, përfshirë fIamurin

Fondacioni Friedrich Ebert (FES) në Prishtinë ka përpiluar një draft-statutin për “Asociacionin e Komunave në të cilat Komuniteti Serb...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -