fbpx
2.5 C
Pristina
E martë, 31 Janar, 2023

Trusti/ Duda Balje: Unë votoj PËR

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Nesër në seancën Kuvendit të Kosovës njëra nga pikat e rendit ditës është edhe shqyrtimi ose votimi për lejimin e 30 për qind të mjeteve nga Trusti për qytetarët e Kosovës, raporton Gazeta Blic.

Përveç partive që janë në opozitë PDK, LDK dhe AAK që janë shprehur tashmë publikisht se do të votojnë PËR, janë edhe disa deputet të partisë në pushtet që mund t1i thonë PO kalimit të Trustit në seancën e Kuvendit.

Por është një deputete nga radhët e komuniteteve Duda Balje e cila thotë se nuk ka ndryshuar qëndrim dhe se vota e saj nesër do të jetë PËR.“Unë do të votoj PËR”, ka thënë Balje për Gazeta Blic.

- Advertisement -

Por është partia në pushtet që kategorikisht është kundër që nisma qytetaret për lejimin e tërheqjeve të parave nga trusti të kaloj.

Madje për këtë dje ishte mbledhur edhe grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje duke rikonfirmuar edhe njëherë qëndrimin se janë kundër.

Nisma qytetare për Trustin tash e sa kohë gjendjet në Kuvend dhe që pas kalimit të të gjitha procedurave të parapara me ligj, të enjten pritet të diskutohet në Kuvend.

Partitë opozitare, një pjesë e shoqërisë civile po vlerësojnë se Trusti duhet të kaloj për shkak të rritjes së çmimeve dhe inflacionit në vend.

- Advertisement -

Të fundit

Raci: Nuk është mirë të përdoret metoda “Grenell” për të ardhur në pushtet

Analisti Gazmir Raci dyshon se po përgatitet rrëzimi i kryeministrit Albin Kurti. Sipas tij, skenari për rrëzimin e kryeministrit aktual...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -