16 C
Pristina
Thursday, September 29, 2022
- Advertisement -

Trupat britanike të jenë në gatishmëri për luftë të mundshme, thotë zyrtari i lartë i ushtrisë

Trupat britanike duhet të paralajmërojnë familjet e tyre se mund të shkojnë për të Iuftuar kundër Rusisë, ka deklaruar Oficeri i Urdhrit në Britani, Paul Carney.

- Advertisement -

Ushtari me pozitë të lartë tha se bota po përballet me realitete të reja, dhe se Britania është gati për të kundërshtuar çdo agresion.

“Është e rëndësishme që të përgatisim të dashurit dhe familjet tona, të cilët shpesh kanë rolin më të vështirë në mungesën tonë. Kërkesa ime është që ju të keni diskutime me ta tani për një vendosje të mundshme. Bota ka ndryshuar dhe ne duhet të jemi të përgatitur për realitete të reja”, ka shkruar ai në rubrikën e tij mujore për revistën Soldier

Marinsat mbretërorë janë të vendosur në ambasadën e Britanisë në Kiev, ndërsa mijëra ushtarë ukrainas po marrin trajnime thelbësore në tokën britanike, raporton DailyMail.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -