Analisti amerikan, Daniel Serwer, ka reaguar pas raportimit të Reuters se ushtarët britanikë po e ruajnë kufirin e Kosovës me ndërrime 18 orëshe.
Analisti amerikan, Daniel Serwer, ka reaguar pas raportimit të Reuters se ushtarët britanikë po e ruajnë kufirin e Kosovës me ndërrime 18 orëshe.
Serwer e ka mirëpritur këtë, derisa ka shtuar pyetjen se pse BE, Britania e Madhe dhe SHBA nuk po e ndëshkojnë sjelljen e 24 shtatorit.
“Mirë të dëgjosh, nëse nuk jeni ushtarë. Por pse BE, Britania e Madhe dhe SHBA nuk po e ndëshkojnë sjelljen e 24 shtatorit që e bëri këtë të nevojshme?”, ka shkruar ai.
Good to hear, if you are not the soldiers. But why are EU, UK, and US not punishing the September 24 behavior that makes this necessary? https://t.co/JZzPuMqB3M
— peacefare.net (@DanielSerwer) November 26, 2023
Agjencia ndërkombëtare e lajmeve “Reuters” raportoi dje se trupat britanike janë duke patrulluar në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë si pjesë e trupave të KFOR-it, trupa të cilat pritet të shtohen si pasojë e shqetësimeve se mund të rikthehet konflikti në mes të dy shteteve, pas një serie incidentesh në muajt e fundit.
Reuters shkruan se tashmë ushtarët britanikë janë vendosur në kufi dhe po patrullojnë me ndërrime 18 orëshe në kushte dimri për t’u siguruar që më nuk futen në Kosovë armë apo grupe të armatosura.