0.3 C
Pristina
20 Janar, 2021 - 20:23

“Trumpi ma kujtoi Millosheviqin, ishte një nga ditët më të errëta në historinë tonë”

Tanya Domi, profesoreshë e shquar në Universitetin Columbia dhe ish-zëdhënëse e Misionit të OSBE-së në Bosnje e Hercegovinë, tha se ngajrjet që ndodhën së fundmi në SHBA janë të paimagjinueshme.

Ajo tha se veprimet e Donald Trump ia kujtuan asaj kas’apin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviq.

Unë e dija shkallën në të cilën një udhëheqës nacionalist dhe populist mund të gërryente dhe shkatër’ronte institucionet demokratike, dhe madje edhe ta shkatër’ronte vendin.

Këto mësime i kam mësuar ndërsa kam punuar me kongresmenin e ndjerë Frank McCloskey dhe më vonë kur kam jetuar dhe punuar me popullin boshnjak pas Iuftës 1992-95. Unë isha dëshmitare e veprimeve frikacake të Sllobodan Millosheviqit ndërsa ai ndezi zjarret e urrejtjes etnike që çuan në vr.asjen e mbi 110,000 njerëzve në BeH, kryesisht myslimanë, duke përfshirë disa gjenocide dhe përdh.unime masive të grave vetëm sepse ato ishin myslimane”, tha Domi.

Mbledhje nën karrige

Sipas saj, pikëpamjet e Trump mbi pakicat etnike dhe racore në Amerikë “ndryshojnë vetëm pak nga ato të Sllobodan Millosheviqit”, transmeton Express.

“Sidoqoftë, sjellja e tij është më e ngjashme me sjelljen e nacionalistit serb Vojisllav Sheshel: një njeri fyes dhe me mburrje të lartë, i njohur për tallje të vazhdueshme, duke tallur inteligjencën e njerëzve. Kjo është veprim tipik alla-Trump”, thotë Domi.

Dje, thekson Domi, Presidenti Donald Trump nxiti një turmë që sulmoi Capitol Hill-in e SHBA-së.

Tanya Domi, profesoreshë në Universitetin Columbia dhe ish-zëdhënëse e OSBE-së

Në Capitol, një oficer policie qëlloi me ar.më zjarri një grua që vdiq më vonë, gjë që mund të parashikohej pasi turma me sa duket e mundi policinë.

Zyrtarët tanë të zgjedhur ishin strukur nën karrige ndërsa të shtënat me ar.më u dëgjuan jashtë derës.

Donald Trump synonte ta ndalonte numërimin e votave elektorale që konfirmojnë votat e shteteve në SHBA, e cila përndryshe është një formalitet i thjeshtë, por Trump bëri akuza pa ndonjë provë se zgjedhjet ishin të manipuluara dhe të vjedhura edhe pse ai supozohej të fitonte legalisht”, thotë ajo.

Sipas saj, Presidenti i Shteteve të Bashkuara konsiderohet të ketë kryer disa vepra penale.

Së pari, nxitja e dh.unës që çoi në vdekjen e të paktën një personi duke ftuar mbështetësit e tij të shkonin në Capitol dhe tëa vëzhgonin votimin dhe sugjeroi që ata ta ndalonin numërimin dhe t’i shkatër’ronin votat.

Së dyti, studiuesi ligjor i Harwardit, Lawrence Tribe, tha se Trump u rebelua kundër qeverisë amerikane dhe, së treti, ai mund të ketë qenë i përfshirë në një komplot për të kryer këto kr.ime, të cilat ndoshta përfshinin edhe Rudy Giuliani, një ish-kryetar i New York-ut që është përkrah Trumpit, avokatin e tij personal dhe Mark Meadows, shefin e kabinetit të tij në Shtëpinë e Bardhë.

Përveç kësaj, mbështetësit e Trump kanë infiltruar edhe legjislaturat e shtetit në Pensilvani, Kansas dhe Oregon”, beson Domi.

Ajo tha se Trump nuk do të mund të arre’stohej, ndërsa e cilësoi ditën e djeshme si “një nga ditët më të errëta në historinë e SHBA-së”, por edhe të jetës së saj.

Policia nuk mund ta arre’stojë presidentin sepse ai është komandanti i përgjithshëm i forcës policore të Shteteve të Bashkuara.

Mund të hiqet vetëm duke iu referuar amendamentit të 25-të; duke dhënë dorëheqjen ose duke filluar një procedurë për revokimin dhe largimin e tij. Jam thellësisht e shqetësuar për gjendjen e rendit tonë shtetëror.

Në të njëjtën kohë, unë jam e tmerruar nga veprimet e këtyre rebelëve.

Kjo është një nga ditët më të errëta në historinë e SHBA-së dhe sigurisht, edhe në jetën time”, theksoi Domi.

Ajo tha se “kr.imet e Trump mund të ndiqen nga prokurori i ardhshëm publik”.

Megjithatë, mbështetësit e pakënaqur të Trumpit që refuzojnë të pranojnë zgjedhjen e Joe Biden dhe Kamala Harris vazhdojnë të përbëjnë një kër’cënim serioz për sigurinë kombëtare.

Kjo do të jetë një sfidë e rëndësishme për administratën e ardhshme të Bidenit, me të cilën do të duhet të merren agjencitë e zbatimit të ligjit”, përfundoi Domi.

Të fundit

Të tjera nga rubrika