10.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Tromp: Ju shqiptarët në Kosovë nuk mund të lejoni që gjykatësit dhe avokatët ta shkruajnë historinë tuaj

- Advertisement -

Autorja e librit, “Gjykimi i papërfunduar i Sllobodan Millosheviqit”, zonja Nevenka Tromp, ka deklaruar se Gjykimi në rastin e Salih Mustafës ishte absolutisht një shembull i rëndësishëm se si gjërat mund të shkojnë gabim dhe se si gjykatësit mund të bëjnë gabime.

- Advertisement -

Fillimisht duke dhënë një dënim kaq të madh, 26 vjet për disa ditë luftë dhe për krime të cilat kur i lexoj gjykimet nuk jam e bindur se si Salih Mustafa ka mundur që të ketë përgjegjësi.

Për shembull, për një viktimë që është braktisur në një kompleks, ku bashkëpunëtorët shqiptarë janë mbajtur dhe është braktisur dhe vrarë nga një plumb serb, nga forcat serbe dhe megjithatë gjykatësit thonë, “në rregull, serbët e kanë vrarë por Salih Mustafa është përgjegjës për vrasjen”.

- Advertisement -

Këto janë gjërat për të cilat ju gazetarët e Kosovës, komuniteti i intelektualëve të Kosovës duhet të reagoni, dhe jo të prisni për gjykimin e dytë, për gjykimin final në shkallën e dytë, në Gjykatën e Apelit, por ju duhet ta ngrehni zërin dhe të tregoni se çfarë vërtetë ka ndodhur, se si ka ndodhur.

Nuk mund të lejoni që gjykatësit dhe avokatët ta shkruajnë historinë tuaj, ka theksuar Nevenka Tromp.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -