8.1 C
Pristina
E martë, 15 Tetor, 2024

“Trima janë kanë boll, trima kanë shku..” – rrëfimi i motrës së komandantit Adem Jashari

- Advertisement -

Hava Gashi, e bija e Shaban Jasharit e motra e Adem e Hamëz Jasharit ka rrëfyer për momentet me familjarët e saj. Ajo thotë se në familjen e Jasharajve, kryefjala ishte atdhedashuria.

- Advertisement -

“Nejse ja fillun qesaj pune, të lumët ata janë metë histori për sa të është toka me njerëz, trima janë kanë boll, trima janë shku e trima kanë lënë”, dëgjohet duke thënë ajo në RTK.

Brenda dhomës ku kalon pjesën më të madhe të kohës, e ka të vendosur fotografinë e dhembjes e të krenarisë.

- Advertisement -

Për më shumë se 2 dekada, Hava, e bija e Shabanit dhe motra e komandantit Adem Jashari i kujton çdo ditë heronjtë e saj, që tash si të tillë i njeh e gjithë Kosova dhe jo vetëm.

Përshëndetja e fundit me Hamzën, sikur i la shije të idhët. Fisnikrija nuk e lë të nxjerr lot kur tregon se ashtu sic e ndjeu edhe ndodhi. Me vëllain nuk u pa më kurrë.

78 vjeçarja me krenari kujton se familjarët e saj gjithmonë ishin atdhetarë.

- Advertisement -

Ndonëse e ndjen mungesën e 20 anëtarëve të ngushtë që ranë heroikisht në Epopenë e 5, 6 e 7 marsit, ajo është e lumtur që familja u përtëri përsëri me më se 26 anëtarë.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -