fbpx
7.5 C
Pristina
5 Dhjetor, 2021 - 21:29

Tri shtete të BE-së shënojnë rekorde të rasteve me Covid-19

Rekomandime

Në disa shtete të Evropës u shënuan rekorde të rasteve me Covid-19 të mërkurën, kur Evropa është bërë përsëri epiqendër e përhapjes së koronavirusit, duke nxitur kthim të masave kufizuese.

Hungaria, Sllovakia dhe Republika Çeke shënuan rekorde të reja me Covid-19, në kohën kur temperaturat e ulëta po e përfshijnë kontinentin dhe njerëzit po grumbullohen në mjedise të mbyllura para Kërshëndellave, duke krijuar kushte optimale për përhapjen e virusit.

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollimin e Sëmundjeve ka rekomanduar doza përforcuese të vaksinës për Covid-19 për të gjithë të rriturit, ndërsa personave mbi moshën 40-vjeçare t’u jepet përparësi, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Shumë shtete të Bashkimit Evropian tashmë kanë filluar që ta vaksinojnë popullsinë me doza përforcuese, por po përdorin kritere të ndryshme dhe intervale të ndryshme mes dozave të para dhe dozës përforcuese.

Drejtorja e Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollimin e Sëmundjeve, Andrea Ammon, tha se dozat përforcuese të vaksinës do ta rrisnin mbrojtjen kundër infektimit dhe “potencialisht do të mund ta pakësonin përhapjen në populli dhe do t’i parandalonin hospitalizimet e vdekjet shtesë”.

Ajo i këshilloi shtetet me shkallë të ulët të vaksinimit që ta zgjerojnë procesin dhe paralajmëroi për rrezik të madh të shtimit të mëtejmë të vdekjeve dhe hospitalizimeve në Evropë në dhjetor e janar, nëse nuk futen në fuqi masat e rekomandueshme.

Më shumë artikuj

Të fundit