Fitorja e SHBA-së në Botëror ka nxitur trazira të tjera të Qeverisë së Iranit kundër popullit, pasi që në tërë Iranin u dëgjuan brohorima “Amerika” dhe u ndezën fishekzjarrë për këtë fitore
Ashtu si është parë në videot që janë shpërndarë nga gazetari Farzad Seifikaran, fitorja e SHBA-ve ka rishfaqur lodhjen nga regjimi të popullit iranian, shumica e të cilëve mbrëmë e kanë festuar eliminimin e Iranit.
Me sa duket goli i Christian Pulisic që i siguroi fitoren SHBA-së dhe eliminoi Iranin, do të kujtohet gjatë pasi që revolucioni i iranianëve kundër regjimit aktual është duke vazhduar dhe do të jetë edhe më i madh.
Videot që janë shfaqur online janë të paimagjinueshme: njerëz në shumë qytete të Iranit kanë festuar hapur eliminimin e hershëm nga Botërori pas humbjes nga SHBA.
خوشحالی مردم منطقه ارم تهران از باخت تیم ایران مقابل آمریکا
مردم نام «آمریکا آمریکا» را فریاد میزنند.
دوشنبه ۸ آذر ۱۴۰۱#مهسا_امینی #MahsaAmini pic.twitter.com/5vFmYzU9eR
— Farzad Seifikaran (@FSeifikaran) November 29, 2022
Sipas videove që ka shpërndarë gazetari iranian, Farzad Seifikaran, nga Radio Zamaneh, shumë persona në Iran kanë festuar hapur eliminimin e Iranit nga Katari 2022 dhe kanë brohoritur pro Amerikës.
Festimet pro-SHBA në Teheran
Një kompleks i tërë banesash në lagjen e Eramit në Teheran kanë festuar humbjen e skuadrës iraniane nga SHBA. Derisa dritat dridheshin dhe njerëzit fishkëllenin, një grua mund të dëgjohet duke brohoritur, “Amerika, Amerika!”.
Fishekzjarre në qytetin e Sanandaj
Një tjetër video shfaq ndezjen e fishekzjarrëve në qytetin kurd të Sanandaj, në rajonin perëndimor të Iranit. Njerëz të ngazëllyer nga fitorja e SHBA gjithandej.
ویدیوی دریافتی:
خوشحالی مردم سنندج و آتشبازی بعد باخت تیم ایران مقابل آمریکادوشنبه ۸ آذر ۱۴۰۱#مهسا_امینی #MahsaAmini pic.twitter.com/rNptYG10Xo
— Farzad Seifikaran (@FSeifikaran) November 29, 2022
Makinat bllokojnë trafikun me vuvuzela në qytetin e Saqqezit
Në atë që ka të ngjarë të jetë video më mbresëlënëse e shpërndarë është ajo e Saqqezit (po ashtu në rajonin e Kurdistanit) ku makinat bllokojnë trafikun dhe i bien borive, vuvuzelat dëgjohen dhe qindra njerëz shihen duke festuar në rrugë.
خوشحالی مردم سقز در محله کریمآباد بعد باخت تیم ایران مقابل آمریکا
دوشنبه ۸ آذر ۱۴۰۱#مهسا_امینی #MahsaAmini pic.twitter.com/SVaGVUstxt
— Farzad Seifikaran (@FSeifikaran) November 29, 2022
Në kujtim të Mahsa Aminit në Iran
Vrasje e Mahsa Aminit më 16 shtator 2022 ka bërë që të shpërndahen portesta të papara në historinë e Iranit. Gra të reja të cilat po ashtu janë vrarë në rrethana të dyshimta për shkak se nuk kanë vendosur ferexhe sipas standardeve qeveritare ka bërë që të këtë protesta gjithandej në këtë vend e të cilat nuk kanë të ndalur.