Politikanja serbe Rada Trajkoviq ka vazhduar të suImojë pushtetin politik në Serbi për sjelljet e këqija ndaj saj.
“Qe gati 20 ditë, Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Serbisë dhe BIA nuk kanë pranuar të japin shpjegim zyrtar për vendimin e tyre. Vuçiqi pezulloi me shtet e me Kushtetutë vetëm që në vendkalimin e Merdares me teke të tij personale të ngacmonte gruan që ia lëkundi pushtetin në Kosovë,” – u shpreh znj. Trajkoviq në profilin e saj në Twitter.
Trajkoviq u bë sërish popullore në politikën serbe të Kosovës, pikërisht pas ndalimit që i ishte bërë në Serbi ku pati edhe pretendime për keqtrajtim.
Me pengesa të ndryshme ishte përballur edhe vajza e saj.
Të gjitha këto ishin bërë publike nga Trajkoviq, që kishte qenë edhe subjekt i një fushate linçuese në televizionet serbe.
Asaj në mbrojtje i kishin dalë institucionet e Kosovës, përfshirë kryeministrin Kurti, por edhe ambasadorët kryesorë në Prishtinë.