29.8 C
Pristina
Wednesday, August 17, 2022
- Advertisement -

Trajkoviq e revoltuar reagon pasi u ndalua në Serbi: Krejt për shkak të Milan Radoiçiqit

Kryetarja e OJQ-së Lëvizja Evropiane e Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq, ka publikuar në Twitter se “arsyeja misterioze” e ndalimit të saj të premten në aeroportin e Beogradit, “Nikolla Teslla” ka qenë se nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, ka ngritur padi penale ndaj saj.

“Më ndaluan të largohem nga Serbia për shkak të një padie të ngritur nga një person i cili është nën Sanksionet Magnetike të Thesarit Amerikan. Ai është i lirë në këtë vend, por unë nuk jam”, ka thënë Trajkovi.

- Advertisement -

Të premten policia kufitare, në aeroportin “Nikola Tesla” në Beograd ia ndaloi Rada Trajkoviqit të dalë nga Serbia, e cila udhëtonte në Podgoricë, por nuk i ishte treguar arsyeja e ndalimit.

“Policia është rreth meje dhe po më ruan sikur të isha KRlMlNELl më i madh dhe më famëkeq në Serbi, unë, doktor dhe profesor”, ka shkruar Trajkoviq në Twitter të premten, pa dhënë më shumë detaje.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -