17.1 C
Pristina
Wednesday, June 29, 2022

Tragjike: Digjet një banesë në Gjakovë bashkë me 11 vjeçaren që ishte brenda

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në rrugën “Yll Morina”, në Gjakovë, ku si pasojë e zjarrit në një banesë, ka humbur jetën një fëmijë.

Rastin për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elazaj.

“Me datë 20.06.2022 rreth orës 01:37, Stacioni Policor-Gjakovë ka pranuar informatë për një zjarr që kishte përfshire një banesë në rrugën ‘Yll Morina’ në Gjakovë. Patrulla policore ka konfirmuar zjarrin ku ishte duke u djegur një banesë në një bllok banesor. Zjarrfikësit kanë dalë në vend e ngjarjes dhe është bërë evakuimi i banorëve”, theksoi Elezaj.

“Në banesën në fjalë pas shuarjes së zjarrit është gjendur trupi i viktimës femër/kosovare lindur në vitin 2011 për të cilën ekipi mjekësore ka konstatuar vdekjen e saj. Njësitet relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar Prokurori i Shtetit me rekomandimin e të cilët është iniciuar rast ‘Hetim i Vdekjes’ dhe ‘Zjarrvenje’. Trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, tha Elezaj.

Zjarrfikësit kanë arritur t’i shpëtojnë dy persona të tjerë.

Të fundit
Lajme të lidhura