29.8 C
Pristina
Wednesday, August 17, 2022
- Advertisement -

Tragjedia në Potam, Blendi Fevziu: Kronikë e paralajmëruar! Deti shqiptar, një xhungël në dorë të banditëve

Opinioni publik u trondit nga ngjarja e kësaj të marte në Potam të Himarës, ku një vajzë 7-vjeçare u përplas për vdekje nga një skaf në breg të detit. Në lidhje me këtë rast ka folur nga studioja e lajmeve të Tv Klan, gazetari Blendi Fevziu. Ai shprehu ngushëllimet për familjet e vogëlushes ndërkohë që tha se kjo ngjarje është kronikë e një historie të paralajmëruar. Vetë Fevziu përmendi raste ku është rrezikuar personalisht për shkak të papërgjegjshmërisë së disa personave. Fevziu theksoi ndër të tjera se deti shqiptar nuk është në kontrollin e autoriteteve, por është kthyer në një xhungël që është në dorë të banditëve.

- Advertisement -

“Ngjarje më të rëndë se kjo, çdo prind, por edhe çdo njeri që ka një ndjenjë njerëzore e di sa e rëndë është. E para duhet thënë u prehsh në paq për fëmijën që humbi jetën dhe ngushëllime për familjen. E dyta është absolutisht kronikë e një historie të paralajmëruar. Personalisht, nuk dua ta përmend, por kam rreth 15 vjet që jam një nga njerëzit që çdo fillim sezoni dhe gjithë sezonit në mënyrë permanente flas me ministrat e Brendshëm dhe me drejtorët e policisë për arsye se duke qenë notar, për arsye se notoj gjatë dhe duke qenë që zhytem me maska, e ndjej rrezikun çdo sekond. Është një nga historitë më të trishta. Deti shqiptar, ne duhet ta themi, nuk është në kontrollin as të Policisë së Shtetit, as të Marinës, as të autoriteteve lokale të cilave ju përket, është absolutisht në një xhungël që është krejtësisht në dorë të banditëve. Kur them banditëve them jo vetëm ata që e kanë qëllimisht, por edhe njerëzve të papërgjegjshëm. Sot nëse do të shkosh në plazhet e jugut unë kam postuar edhe videon… Ai person aty është më pak se 10 metra nga zona, këtu del një varkë tjetër”.

Fevziu shprehu indinjatën edhe ndaj “jet skive”, të cilat tha se janë kërcënim permanent i pushuesve, ndërsa ata që i zotërojnë ose janë banditë me të shkuar kriminale, ose fëmijë pasanikësh.

“Po marr “jet ski”. “Jet skitë” janë kërcënim permanent i pushuesve në plazhet shqiptare. Janë fitimprurës, por janë fare minore. Janë zë i parëndësishëm në turizëm. Ndërkohë janë një kërcënim i tmerrshëm. Pse nuk ndalohen “jet skitë”? Sepse sot praktikisht pronarët e “jet skive”, le që “jet ski” private në plazhe në botë nuk ka, ti i renton ato… janë ose banditë që kanë të shkuar kriminaIe, ose fëmijë pasanikësh të rinj të cilët llastohen me paratë e baballarëve të tyre pa e kuptuar që me paratë që kanë fituar ata mund të blejnë mirëqenien e tyre, por jo dinjitetin e pushuesve të tjerë që u shkatërrohet jeta nga “jet skitë”. Gjëja e parë që duhet të bëjë shteti është të ndalojë në territorin e Republikës së Shqipërisë lëvizjen e “jet skive”. Ka më shumë se gjysma e vendeve të botës që i ka të ndaluara. Ka plazhe që marrin vendime lokale. Në Francë për shembull 10 plazhe nuk kanë të drejtë “jet skie”, ndërsa 1 ka të drejtë sepse pushteti lokal e ka gjykuar. Sardenja i ka ndaluar “jet skitë”. Është zero. Në Shqipëri, për të llastuar 15 veta, apo 20 veta apo 50 veta të kërcënosh jetën e miliona pushuesve nuk është normale. Skafet janë problem i vazhdueshëm edhe pse pak më i disiplinuar se “jet skitë. Marr skafet, isha para dy ditësh desh më kaloi një skaf përsipër i mbushur me fëmijë edhe me familjarë, mbi normë, i mbushur plot. Asnjë nga personat në skaf me jelek shpëtimi”, u shpreh drejtuesi i emisionit “Opinion”.

- Advertisement -

Më tej Fevziu shtoi se në disa raste, “Policia i ndalon, i konfiskon sot, nesër i liron gjykata ose lirohen me ndonjë presion nga lart dhe polici rri si guak para atij djalit 18 vjeç i cili merr “jet skinë” që ia ka blerë babi apo jet skinë që e ka blerë me paratë e kontrabandës dhe riterrizon të nesërmen ose të pasnesërmen qytetarët pasi ka qenë i ndaluar nga policia. Duhet marrë një masë. Kemi 3 raste vetëm së fundmi. Është e përditshme”.

“Ligji është ligj dhe ligji duhet zbatuar”, tha Fevziu, sipas të cilit shteti duhet të marrë masat. 

Raste të tilla përveçse shkaktojnë tragjedi si e sotmja bëjnë dëm edhe për turizmin.

- Advertisement -

“Plazhet unë i kam bërë për xhirime. Plazhet e jugut janë bosh. Janë bosh. Janë bosh për arsye të krizës ekonomike, për arsye të çmimeve të larta. Janë bosh për një mirë arsye. Nuk ua vë fajin, për arsye të ndryshme. Lufta në Ukrainë, etj. Janë bosh! Por ndërkohë në këtë boshllëk kur po lutesh të sjellësh turistë, kur po bën ç’është e mundur të sjellësh turistë dhe ndërkohë për 15 palaço dhe 15 laca që nuk duan të zbatojnë ligjin shteti të dorëzohet? Kjo është e patolerueshme”, u shpreh Fevziu.

Sipas tij, problem është edhe muzika e lartë.

“I njëjti problem është me muzikën. Nuk ka një kriter sa duhet të jetë muzika. Ulesh në plazh, ngjit një po e quaj beach bar e ngre muzikën në qiell se ashtu i teket. Kjo nuk është xhungël”, shtoi më tej Fevziu./tvklan.al

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -