fbpx
-0.6 C
Pristina
E hënë, 30 Janar, 2023

Tragjedia në Malësinë e Madhe, i mori rrjedha e ujit, pas 16 orë kërkimesh gjenden trupat e pajetë të babë e bir

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Janë gjetur trupat e pajetë të babë e bir në Bogë, Malësi e Madhe, pasi makina e tyre u mor përpara nga rrjedha e lumit.

Rrjedha e ujit mori para mesditën e djeshme makinën me të cilën po udhëtonin Pjetër Gjoka me dy fëmijët, vajzën dhe djalin.

Vajza ka shpëtuar mrekullisht dje, pasi është nxjerrë nga mjeti nga banorët e zonës, ndërsa babë e bir u morën para nga rrjedha e ujit të vrullshëm.

- Advertisement -

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të informacion të dhënë mesditën e djeshme se në vendin e quajtur “Grykë Lugje”, në njësinë administrative Shkrel, Malësi e Madhe, rrjedha e ujit të përroit kishte marrë përpara një automjet me të cilin udhëtonin tre persona, banorë të zonës. (babai, djali dhe vajza), ju bëjmë me dije se:

Pas 16 orë kërkimesh intensive, gjatë pasdites së djeshme, gjatë natës dhe gjatë mëngjesit të sotëm, nga polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në gjatësinë e përroit, në Bogë, u bë e mundur gjetja e dy trupave (babë e bir).

- Advertisement -

Të fundit

Ish-kryeministri britanik: Putin më kërcënoi me suIme

“Për një suIm raketor na mjafton një minutë”. Kjo fjali, sipas ish-kryeministrit britanik Boris Johnson, i është thënë gjatë...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -