14.4 C
Pristina
Tuesday, September 27, 2022
- Advertisement -

TR0NDlTËSE: 11-vjeçarja u keqtrajtua seksuaIisht nga mëngjesi deri në mbrëmje, prej një hoteli në tjetrin

11-vjeçarja e cila dyshohet se u keqpërdor nga pesë persona në fund të muajit gusht, dyshohet se ishte trafikuar e dhnuar edhe nga gjashtë persona të tjerë në muajin qershor.

- Advertisement -

Sinjali raportoi ekskluzivisht se të dyshuarit që u kapën gjatë ditës së djeshme janë: Liridon Gashi, Blendin Sadiku, Gezim Sadiku, Driton Rrahmani, Muhamet Restelica, Flamur Sadiku dhe Muhamet Sadiku.

Ndërkohë janë zbuluar detaje të rënda për këtë akt çnjerëzor, që ndodhi më 21 qershor, ku që nga orët e mëngjesit e deri në mbrëmje vajza u keqtrajtua seksuaIisht nga të dyshuarit.

Sinjali ka mësuar nga burimet brenda Prokurorisë se gjithçka dyshohet se nisi me Driton Rrahmanin, i cili sipas informacioneve të para fillimisht e DHUN0l të miturën, e më pas e trafikoi, duke e vënë në kontakt me të dyshuarit e tjerë.

- Advertisement -

Ky rast i rëndë dyshohet se është kryer në disa motele të ndryshme të vendit, ku 11-vjeçarja përjetoi tmerr nga të dyshuarit, thonë tutje burimet e njëjta.

Të dyshuarit me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe për të njëjtit do të ndërmerren veprimet e mëtejme procedurale ligjore.

Ndryshe, edhe nga Prokuroria është konfirmuar se në qershor të këtij viti, e mitura fillimisht është raportuar në stacionin policor në Prishtinë si person i zhdukur, e më pas e njëjta është gjetur e intervistuar në prezencë të punëtores sociale dhe mbrojtësit të VlKTlMAVE, si dhe ishte dërguar në strehimore./SINJALI

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -