17.8 C
Pristina
Tuesday, June 28, 2022

Top Iajm në mediat serbe, gruaja e OIiver lvanoviqit e zbulon se është në lidhje

Milena Popoviq, e veja e të ndjerit Oliver Ivanoviq, së fundmi ka treguar se është në lidhje me Igor Juriqin.

Ajo ka publikuar një foto të tyre së bashku, por shumë shpejt e ka hequr nga profili i saj.

Ka pasur shumë komente negative, por mediat serbe spekulojnë se kjo nuk është e vetmja arsye pse ajo e hoqi foton.

Thuhet se të dashurit të saj i pengoi ekspozimi i lidhjes në publik.

Pasi Milena postoi një foto duke e vendosur krahas saj një zemër, Juriq dyshohet se ka thënë se ai nuk është yll i popit dhe s’duhet publikuar asgjë në lidhje me privatësinë e tij.

Kur ai është pyetur nga mediat për këtë fotografi, reagimi i tij ka qenë i ashpër.

- Advertisement -

“Komunikoni me të për gjithçka që ka publikuar Milena Popoviq, si dhe për pyetjet që kanë të bëjnë me të dhe ndjenjat e saj”, tha Juriq për mediat.

Siç shkruan Kurir, kur i dërguan pyetje nga redaksia, Milena tha me inat se e dinte pse e thërrisnin, por se nuk i pëlqente kjo, transmeton Gazeta Express.

E pyetur nëse e ka lënduar komenti i partnerit të saj Igor Juriq, ajo ka thënë se nuk ka koment për asnjërën nga pyetjet dhe më pas e ka ndërprerë lidhjen. Mirëpo, pasi biseda përfundoi, ajo i dërgoi një mesazh.

- Advertisement -

“Ne kemi marrë vendimin që jetën tonë private ta mbajmë larg syrit të publikut dhe medias. Kaq është e gjitha”, tha ajo për mediat.

Kujtojmë se Milena dhe Igor sipas mediave janë në një lidhje prej dy vitesh dhe bashkëjetojnë në qendër të Novi Sadit.

Të fundit
Lajme të lidhura