-5.5 C
Pristina
17 Janar, 2021 - 23:37

Tomë Gashi zgjidh dilemën se a ka të drejtë Kurti të kandidojë në zgjedhje, publikon pikën e Kushtetueses

Sot gjatë ditës, Gjykata Kushtetuese publikoi vendimin e plotë i cili e shpall qeverinë Hoti jokushtetuese dhe në këtë mënyrë vendi shkon në zgjedhje, ndërsa data e zgjedhjeve mbetet në dorën e Vjosa Osmanit.

- Advertisement -

Mirëpo, ka shumë dilema se a do të mundet Albin Kurti të garojë në këto zgjedhje, pasi Gjykata Kushtetuese thotë se nuk kanë të drejtë kandidimi ata që kanë qenë të dënuar nga Gjykata në tri vitet e fundit.

Por, avokati Tomë Gashi, në një postim në Facebook e ka theksuar pikën 297 të Aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila sipas tij sqaron në tërësi këtë situatë.

Sipas avokatit Gashi, Albin Kurti ka të drejtë të kandidojë në këto zgjedhje, pasi ajo pikë e Kushtetueses thotë se: “nuk lejohet që një person i dënuar me burgim gjatë tri viteve të fundit para zgjedhjeve të kandidojë për deputet dhe të fitoj mandatin e deputetit”.

Sipas Gashit, Kurtit në vitin 2018 iu shqiptua vetëm masa e dënimit me kusht.

Postimi i plotë i Gashit:

Albin Kurti ka të drejte te kandidoj per deputet te Kuvendit te Kosoves.

Kushdo që ka pas paqartësi lidhur me të drejten për të qenë kandidat për deputet në Kuvendin e Republikës se Kosoves, pika 297 e Aktgjykimit te Gjykates Kushtetuese te Kosoves date 6 janar 2021, e sqaron ne teresi kete situate duke konstatuar se: “ nuk lejohet qe nje person i denuar me burgim gjate tri viteve te fundit para zgjedhjeve te kandidoj per deputet dhe te fitoj mandatin e deputetit”.

Albin Kurtit ne 2018 i’u shqiptua masa e denimit me kusht.

Shumë shpejt Albin Kurtin do ta kemi Kryeministër të Republikes së Kosovës -Qeveria Kurti 2.

Të fundit

Të tjera nga rubrika