17.7 C
Pristina
Wednesday, August 10, 2022

Tomë Gashi thumbon ish udhëheqësit: Qeveria Kurti pa përkthyes në Shtëpinë e Bardhë

Është zhvilluar takimin ndërmjet Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani dhe Kryministrit Albin Kurti.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken në hapje të takimit me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, ka thënë se Kosova është partnere e palëkundur e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai ka thënë se dy shtetet kanë një histori të gjatë, teksa ka falënderuar Kosovën për pritjen e refugjatëve afganë dhe për mbështetjen e Ukrainës pas agresionit rus.

Këtë takim e ka komentuar avokati Tomë Gashi duke “thumbuar” kundërshtarët e Kurtit e Osmanit.

Ai ka ironizuar duke thënë se është skandal që nuk kishte përkthyes në takimin e zhvilluar.

Postimi i plotë:

Skandaloze😉

Skandal në Uashington

Qeveria Kurti pa përkthyes ne takim në Shtëpi të Bardhë

A ka opozitë ky vend

A ka media të pavarura

Albini ka faj

Të fundit
Lajme të lidhura