13.8 C
Pristina
E diel, 13 Tetor, 2024

Tomë Gashi paralajmëron se Gjykata Speciale nuk do të ndalet vetëm te rasti i Thaçit dhe të tjerëve

- Advertisement -

Avokati Tomë Gashi foli në lidhje me gjykimin në Hagë. Ai tha se Gjykata Speciale në Hagë nuk do të ndalet vetëm në këto raste, por se do të ketë edhe hetime të tjera, sepse sipas tij, gjykata do të tentojë të vazhdojë mandatin.

‘’Kemi raste nga Hashim Thaqi e deri tek Pjetër Shala per krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Kemi Nasim Haradinajn dhe Hysni Gucatin, të cilët nuk akuzohen për krime lufte, por për paraqitje të provave. Nuk mendoj se Gjykata Speciale do të ndalet. Nuk do të ndalen orekset e tyre pët vazhdimin e mandatit’’– foli Gashi.

- Advertisement -

Gashi poashtu thekson se ka frikë se Gjykata Speciale po i shfrytëzon provat e ofruara nga Serbia dhe se ato mund të përdoren edhe për gjeneratat e ardhshme.

‘’Ne kemi kërkuar një përbindësh ligjor. Të gjithë besojmë në drejtësi. Kam frikë se prokuroria ka marrë prova nga Serbia. Me provat nga Serbia mund të dënojë edhe fëmijët që nuk kanë lindur fare. Kishte një nxitim për të formuar Specialen në dëmin tonë, dhe tani përpjekjet janë të kota për ta ndalur’’- shprehet Gashi.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -