8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Tomë Gashi: Ditarin origjinaI të Astritit e ka Prokuroria, unë e kam një kopje

- Advertisement -

Tomë Gashi: Ditarin origjinal të Astritit e ka Prokuroria, unë e kam një kopje.

- Advertisement -

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, ka thënë se ai e ka një kopje të ditarit të Astrit Deharit, të mbajtur gjatë 78 ditëve në burg, ndërsa origjinalin e ka Prokuroria.

Gashi ka thënë për Ekonomia Online se nga ekspertiza e atij ditari, nuk konstatohet se tashmë i ndjeri ka shfaqur shqetësime psikike, përveç shqetësimve se po mbahej padrejtësisht në paraburgim.

- Advertisement -

“Ditarin origjinal, normalisht që e ka Prokuroria dhe një kopje të ditarit e kam unë. Ai ditar ka shkuar në ekspertiza të llojllojshme. Fillimisht është bërë ekspertiza e aspektit psikologjik të tij, dhe është dalë nga institucioni përkatës në Kosovë se gjendja psikike ishte krejtësisht normale dhe në rregull. Gjendje normale e një personi që ka qenë i mbajtur për 78 ditë pa u marrë në pyetje kurrë dhe këto janë bërë ekspertiza të caktuara psikologjike që gjendja e tij ka qenë krejtësisht normale dhe nuk ka pasur kurrfarë indicie për shqetësime”, ka thënë Gashi.

Ai nuk ka dashur të tregojë se a e kanë lexuar ditarin prindërit e Astrit Deharit.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -