Kombëtarja e Shqipërisë është shumë afër një kualifikimi tjetër historik në Euro 2024, që do të mbahet vitin tjetër në shtetin e Gjermanisë. Fitorja ndaj Polonisë në “Air Albania” ka bashkuar gjithë shqiptarët drejt një ëndrre.
Kjo është Shqipëria që ne na ka bashkuar si kurrë më parë. Pa dallim krahine, të gjithë flasim një gjuhë dhe besimin tonë fetar dhe lutjen drejt Zotit e kemi vetëm për një qëllim, në shërbim të kombit, shkruan LIG Sport
Ashtu siç bëri Thomas Strakosha në fillim të ndeshjes, ashtu siç bëri Kristjan Asllani kryqin në momentin e anulimit të golit nga VAR, por edhe me golat e Jasir Asanif e Mirlind Dakut që ishin falenderues pas golit të shënuar dhe përfundimit të ndeshjes.