22 C
Pristina
Tuesday, August 9, 2022

Tjetër provokim, gjenerali serb shkon t’i shikojë ushtarët pranë kufirit me Kosovën nëse “janë në gjendje gatishmërie”

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Milan Mojsiloviq, me bashkëpunëtorët e tij më të afërt, ka vizituar pjesën e Ushtrisë serbe të angazhuara në kontrollin e Zonës së Sigurisë Tokësore dhe sigurinë e vijës kufitare me Kosovën.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, “gjenerali Mojsiloviq ka inspektuar nivelin e gatishmërisë Iuftarake të Forcave të Armatosura të Serbisë në zonën e bazave ushtarake ‘Tabalije’ dhe ‘Rudnica’ dhe aftësinë e tyre për të reaguar shpejt në rast nevoje dhe për të garantuar paqen dhe sigurinë në këtë pjesë të vendit”.

Në dritën e ngjarjeve të fundit në ‘krahinën tonë jugore’ të shkaktuara nga lëvizjet e njëanshme të ‘institucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes në Prishtinë’, gjenerali Mojsiloviq shprehu kënaqësinë e tij për gatishmërinë e lartë Iuftarake të forcave të Forcave të Armatosura Serbe dhe faktin që ushtarët dhe oficerët e angazhuar janë të gatshëm, të motivuar dhe të trajnuar për të kryer çdo detyrë të caktuar nga atdheu i Serbisë”, pretendohet në njoftim.

Pas zhvillimeve në veri të Kosovës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Përgjatë kësaj bisede, Stoltenberg ia bëri të ditur Vuçiqit që NATO është e gatshme të ndërhyjë në rast të destabilizimit.

Të fundit
Lajme të lidhura