14.4 C
Pristina
Tuesday, September 27, 2022
- Advertisement -

Thyhet vija e parë ruse në Kherson, çlirohet fshati i parë

Kievi zyrtar ka nisur një kundërofensivë në qytetin e Khersonit, për të sprapsur uzurpatorin rus nga pjesa e rajonit, në të cilin u vunë themelet e para të Forcave të Armatosura të Moskës pas nisjes së pushtimit të Ukrainës.

Sipas raportimeve minutë pas minuti, vija e parë e mbrojtjes ruse në perimetrin e qytetit është thyer nga aksion ushtarak ukrainas.

- Advertisement -

Një sërë rrugësh e urash, po ashtu, janë dëmtuar fillimisht, për t’i bërë më të vështirë lëvizjen rusëve.

Shpërthime të shumta janë dëgjuar në gjithë zonën, në bazë të raportimeve nga qytetarët vetë në media sociale.

Disa ushtarë rusë nga ana tjetër, kanë filluar të publikojnë postime, ku shkruajnë se kanë pësuar humbje të mëdha, por nuk dihet ende vërtetësia e këtyre profileve.

- Advertisement -

Fshati i parë i çliruar ndërkaq, është ai i Sukhyi Stavok dhe lajmi është i konfirmuar në mënyrë të pavarur.

Po ashtu, dy zyrtarë amerikanë, kanë thënë për median amerikane CNN se janë në dijeni të rrethanave të situatës dhe të operacionit në tërësi, pa dhënë detaje specifike, duke qenë se është aksion në zhvillim.

Lajmi është bërë fillimisht me dije nga mediat ukrainase, të cilat po e ndjekin aksionin me imtësi, për të parë nëse ka shanse të rimarrjes së qytetit nga Kievi.

- Advertisement -

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -