15.1 C
Pristina
Friday, September 30, 2022
- Advertisement -

Theren me thikë tre policë në Prizren

Janë therrur me thikë tre policë në lagjen “Dardania” në Prizren.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Shaqir Bytyqi, i cili tha se njëri polic është në spitalin e Prizrenit, njëri është transferuar në QKUK për trajtim të mëtejshëm, ndërsa tjetri është liruar.

- Advertisement -

Byqyqi ka njoftuar se zyrtarët policorë janë therur nga një 36-vjeçar, i cili është person i njohur për policinë si përdorues i substancave narkotike.

Para orës 17:00 në lagjen ‘Dardania’, familjarët kanë kërkuar ndihmën e policisë për shkak se djali i tyre, tashmë i dyshuari, nuk ka pranuar që të marrë disa ilaçe qetësimi.

36-vjeçari është i njohur për policinë si përdorues i substancave narkotike.

- Advertisement -

I dyshuari nuk i është bindur urdhërit të policisë dhe i ka therur tre zyrtarë policorë me thikë të cilët janë dërguar në spitalin e Prizrenit.

Njëri prej tyre është liruar, njëri vazhdon të qëndrojë në spitalin e Prizrenit, ndërkaq tjetri është transferuar në QKUK për trajtim të mëtejshëm”, shtoi Bytyqi./Klan Kosova

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -