fbpx
-5 C
Pristina
E diel, 5 Shkurt, 2023

Themeluesi i Wagnerit rus viziton morgun, shihen thasë najloni me pjesëtarët e njësisë së tij që janë eleminuar nga ukrainasit

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Themeluesi i grupit famëkeq paramilitar rus Wagner, Yegeny Prigozhin, me rastin e ndërrimit të moteve ka vizituar pjesëtarët e njësisë së tij që Iuftojnë në Bakhmut kundër ushtrisë ukrainase.

Prigozhin vizitoi ushtarët në vijën e frontit, të plagosurit nëpër spital, e vizitën e shfrytëzoi që ta vizitojë edhe një morg të mbushur me ushtarë të njësisë së tij që janë eleminuar nga ukrainasit.

- Advertisement -

Videoja nga morgu është duke qarkulluar në rrjetet sociale, edhe pse kjo video ishte shlyer nga të gjitha kanalet ruse në Telegram.

Në video shihen Prigozhin duke iu afruar kamionit ushtarak brenda të cilit gjendeshin thasët e najlonit me kufomat e pjesëtarëve të Wagnerit, të cilit i fusnin në të dhe i transportonin për në Rusi.

Gjykuara nga mjeti motorik bëhet fjalë për një numër tejet të madh të eleminuarve.

- Advertisement -

Videoja më pas shfaq pamje nga morgu, ku në një hapësirë të caktuar gjendeshin dhjetëra thasë të najlonit me rusët e Wagnerit.

“Këtu qëndrojnë Iuftëtarët e Wagnerit. Ata vdiqën si heronj në front”, tha Prigozhin, që konsiderohet si njeri shumë i afërt me presidentin rus Vladimir Putin, i cili e angazhon sa herë që ka nevojë për t’u kryer ndonjë punë e pistë. /Telegrafi

- Advertisement -

Të fundit

Ish trajneri i famshëm i Prishtinës: Jam shumë i sëmurë, mund të vdes në çdo moment

Trajneri i njohur kroat i futbollit, Mirosllav Çiro Blazheviq, nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, por së shpejti...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -