9.5C
Pristina
3 Mars, 2021 - 11:54

“The Times of Israel”: Serbia e mërzitur me njohjen e shtetit të Kosovës nga Izraeli

Mediumi izraelit ‘The Times of Israel’ ka shkruar një artikull ku i referohet deklaratave të Ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviç, i cili tha se qeveria e shtetit të tij nuk është e lumtur me njohjen diplomatike të Izraelit ndaj Kosovës.

Mediumi e përshkruansi “një fitore të madhe të Kosovës, pas përpjekjeve të Prishtinës për të fituar njohje të plotë globale të pavarësisë që e deklaroi më 2008 pas një lufte me Serbinë në vitet e 90’a”, transmeton Gazeta Express.

Sipas The Times of Israel, që nga vendosja e marrëdhënieve nga 1991-a, vendet kanë mbajtur marrëdhënie të mira me investimet në rritje të Izraelit në shtetin e Ballkanit.

Në një ceremoni të mbajtur në Zoom në Jeruzalem dhe Prishtinë, Ministri i Jashtëm Gabi Ashkenazi dhe homologia e saj nga Republika e Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla, të hënën nënshkruan një deklaratë të përbashkët për zyrtarizimin e lidhjeve diplomatike.

Ministrat e jashtëm nënshkruan dy marrëveshje bashkëpunimi – njëra për të vendosur marrëdhëniet e tyre diplomatike dhe tjetra që kishin të bënin me aktivitetet e agjencisë ndërkombëtare të zhvillimit të Izraelit.

Të fundit

Të tjera nga rubrika