fbpx
-9 C
Pristina
E enjte, 9 Shkurt, 2023

“TERR0RlSTËT E KURTlT”: ‘Çartet’ propaganda e medieve serbe pas incidentit në veri

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Ashtu siç edhe mund të pritej, menjëherë pas incidentit në veri të vendit ku u sulmua policia e Kosovës e cila pastaj qëlloi me armë zjarri drejt sulmuesve, propaganda e medieve serbe është aktivizuar në gjithë egërsinë e saj.

“KY ËSHTË SERBI QË QËLLOHET NGA TERRORISTËT E KURTIT,” – shkruan me shkronja të mëdha në titull mediumi i afërt me regjimin e Vuçiqit, Alo.

Aty tregohet se Millan Deleviq ishte plagosur por nuk përmendet askund se vetura në të cilën ai ishte kishte sulmuar policinë e Kosovës afër urës së Bistricës.

- Advertisement -

Mediumi tjetër serb Novosti ka publikuar foto tjera të Deljeviqit duke thënë që ishte qëlluar nga njësia speciale e ROSU. As aty nuk përmendet se vetura në të cilën ai ndodhej kishte sulmuar policinë e Kosovës.

Në një artikull tjetër ku prezantohen pamje nga spitali i Kralevës thuhet se Milani është plagosur rëndë.

“Ky është Millani, që u qëllua në gjoks nga zyrtarët specialë të ROSU – krejt makina u kontrollua!” – thotë ndërkohë B92 po ashtu pa përmendur atë që thotë Policia e Kosovës për rastin.

Ndërkohë, edhe mediumi serb Tanjug ka publikuar fotografi nga Kraleva duke treguar se Deleviqi ndodhej në terapi intenzive.

- Advertisement -

Të fundit

Grabiten kamionin me ndihma që Fenerbahçe dërgoi për të prekurit nga tërmeti, arrestohen nga Policia turke

Pas fatkeqësisë së tërmetit, një grup personash kanë grabitur kamionin me ndihma që Fenerbahçe dërgoi për të prekurit nga...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -