7.8 C
Pristina
19 Tetor, 2021 - 02:49

Tërhoqi zvarrë pensionisten për t’ia marrë çantën, shikoni si përfundon tentativa për grabitje

Një 22-vjeçar rus u përpoq që t’i vidhte çantën një pensionisteje, në qendër të Moskës, duke e tërhequr zvarrë të moshuarën për disa metra.

Policia publikoi pamjet nga kamerat e sigurisë, që tregojnë se si i riu me kapuç në kokë kap çantë dhe mundohet që të largohet me vrap.

Gruaja 70-vjeçare mbahet fort te çanta, duke mos e lëshuar atë, por duke u zvarritur në rrugë. Pas një përleshjeje të shkurtër për çantën, i riu largohet kur një kalimtar ndërhyn për të ndihmuar pensionisten.

Ministria e Brendshme ruse njoftoi se i riu është arrestuar dhe do të akuzohet për grabitje të mbetur në tentativë, pavarësisht se u kthye në vendngjarje me një shishe uiski për të kërkuar falje.

VIDEO

Të fundit

Të tjera nga rubrika

Hapësirë reklamuese