3.3 C
Pristina
E diel, 27 Nëntor, 2022
- Advertisement -

Teologu shqiptar: Njeriu i parë jetoi 960 vjet, vdiq aksidentalisht

Teologu Mirkon Çako thotë se njeriu u krijua që të ishte i pavdekshëm.

Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Çako u shpreh se njeriu i parë, jetoi 960 vjet dhe vdiq aksidentalisht, për shkak të një mëkati.

- Advertisement -

Sipas tij, vdekja është një mister edhe sot e kësaj dite për shkencën.

closevolume_off
“Njeriu, në subkoshiencën e tij, në psikologjinë e tij, por dhe në ndërtimin e tij fizik, u krijua që të ishte i pavdekshëm. Nëse ne i referohemi Biblës, Adami jetoi 960 vjet. Njeriu i parë, Adami, që ne besojmë bashkë me Evën që doli nga brinja e tij, ishin krijuar me potencialin për të qenë të pavdekshëm.

Vdekja te njeriu, erdhi si një aksident për shkak të mëkatit. Njeriu dëgjoi ofertën e djallit, ha se duke ngrënë nga fruti i ndaluar do të jetosh, por njeriu kur hëngri atë që ndaloi perëndia, pësoi së pari vdekjen shpirtërore dhe më pas atë fizike”, theksoi ai.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -