19.3 C
Pristina
Thursday, August 18, 2022
- Advertisement -

Tensionet në veri, KremIini i gatshëm ta ndihmojmë Beogradin me armatim, nëse i kërkohet

Kremlini zyrtar ka shprehur mbështetjen e tij për Beogradin, pas zhvillimeve të fundit në mes Kosovës dhe Serbisë.

Tensionet janë rritur, me shqetësimet se Vladimir Putin është duke tentuar të zgjerojë konfliktin ekzistues duke përkeqësuar ndarjet etnike në mes kroatëve, boshnjakëve dhe serbëve, shkruan Sky News.

- Advertisement -

Rusia ka thënë se ajo ‘absolutisht’ mbështet Serbinë, me zëdhënësin Dmitry Peskov, që shtoi: “Ne jemi pranë serbëve në Kosovë, ne besojmë se këto janë kërkesa tërësisht të paarsyeshme”.

“Natyrisht, ne besojmë se ato vende që kanë njohur Kosovën dhe që janë garantues, duhet të përdorin të gjithë ndikimin e tyre për të paralajmëruar autoritetet kosovare kundër marrjes së hapeve të tillë që shpien drejt eskalimit”, citohet të ketë thënë Peskov.

Në anën tjetër, anëtari i Këshillit të Federatës ruse, Vladimir Dzhabarov, tha për agjencinë RIA që “në rast të një përkeqësimi të situatës rreth Serbisë, Rusia do të ndihmonte Beogradin pa marrë pjesë drejtpërdrejt në konflikt”.

- Advertisement -

Siç shkruan Sky News, nuk përjashtoi mundësinë për të furnizuar me armë Serbinë nëse Beogradi do të kërkonte një gjë të tillë.

“Ndihma mund të jetë edhe nëse është e nevojshme për furnizim me armë, nëse serbët na kërkojnë”, citohet të ketë thënë ai.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -