12.2C
Pristina
24 Shkurt, 2021 - 17:58

Tensionet me Iranin/ SHBA sinjale lufte? Dërgon avionin luftarak B-52

Shtetet e Bashkuara kanë fluturuar me B-52 mbi Lindjen e Mesme, tha Komanda Qendrore e SHBA (CENTCOM) të Mërkurën, e treta e ashtuquajtur “patrulla e pranisë” deri më tani këtë vit.

Fluturimi ishte i pari që kur Presidenti i SHBA Joe Biden mori detyrën në 20 Janar, me të tjerët që ndodhën afër fundit të presidencës së Donald Trump në atë që shihej gjerësisht si një shfaqje e forcës kundër Iranit.

Avioni luftarak kreu një fluturim vajtje-ardhje nga baza e Forcave Ajrore Barksdale në Luiziana, njoftoi Komanda Qendrore e SHBA-së.

“Ky mision kishte për qëllim të demonstrojë aftësinë e ushtrisë amerikane për të vendosur fuqinë ajrore kudo në botë, për të parandaluar ndonjë agresion të mundshëm dhe për të treguar angazhimin e SHBA-së për sigurinë rajonale”, tha Komanda Qendrore e SHBA-së, përmes një deklarate.

Fluturimi vjen një ditë pasi gjenerali i lartë i Izraelit tha se ushtria e vendit po rishikonte planet e sulmit kundër Iranit dhe paralajmëroi Biden kundër kthimit në marrëveshjen bërthamore iraniane.

Tensionet midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë rritur që nga viti 2018, kur ish-presidenti, Donald Trump tërhoqi Uashingtonin nga një marrëveshje bërthamore midis Teheranit dhe fuqive botërore dhe vendosi sanksione mbi republikën Islamike.

Trump ka thënë se marrëveshja ishte e keqe dhe i mundësonte Iranit zhvillimin e armëve bërthamore. Presidenti Biden ka deklaruar synimin që të kthehet në marrëveshje, nëse Irani respekton kufijtë e programit të tij bërthamor, të cilat i parasheh pakti.

Irani i ka bërë thirrje presidentit Biden që së pari të heqë sanksionet. Teherani ka shkelur marrëveshjen duke rritur nivelin e prodhimit të uraniumit të pasuruar.

Të fundit

Të tjera nga rubrika