Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi sot se një avion luftarak Su-27 u ngrit për të përgjuar një avion gjerman të bashkëpunimit detar që po i afrohej hapësirës ajrore të Federatës Ruse mbi Detin Baltik, por pa shkaktuar një “incident të nxehtë”.
“Më 12 prill 2023, shërbimet ruse të kontrollit të hapësirës ajrore në Balltik zbuluan një objektiv që i afrohej kufirit (të vendit)”, tha Ministria Ruse e Mbrojtjes në një postim në platformën Telegram.
Një avion luftarak Su-27 u ngrit për të identifikuar avionin, “një P-3C Orion i Marinës Gjermane”, sipas të njëjtit burim.
Më pas, “ avioni ushtarak i huaj u hoq nga kufijtë e Rusisë dhe luftarak rus u kthye i sigurt në bazën e tij”, shton Ministria ruse e Mbrojtjes, duke theksuar se avioni gjerman nuk ka shkelur hapësirën ajrore të Federatës Ruse.
Incidente të tilla mes avionëve rusë dhe NATO-s janë shumëfishuar vitet e fundit, madje edhe para fillimit të luftës në Ukrainë.
Marsin e kaluar, Forcat Ajrore Ruse kapën një dron amerikan Reaper MQ-9 që u rrëzua në Detin e Zi. Incidenti kishte shkaktuar një përshkallëzim të mëtejshëm të tensionit në marrëdhëniet e Uashingtonit me Moskën.