fbpx
-1.3 C
Pristina
E hënë, 30 Janar, 2023

Telefoni i Sokol Halilit rezulton me qasje në Vushtrri

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë ka kryer bastisje në katër lokacione në qytetin e Vushtrrisë, në kërkim të 31-vjeçarit, Sokol Halili, i dyshuar për vrasjen e rëndë ndaj ish bashkëshortes së tij, Hamide Magashi, e cila ishte shtatzënë në javën e 41-të.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se bastisja u krye për shkak se telefoni i Halilit ka rezultuar me qasje pikërisht në këtë qytet, mirëpo i njëjti ende nuk është gjetur.

Ndërkohë Policia ka shpallur në kërkim 31-vjeçarin dhe madje ka kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve të cilët mund të kenë informacione për vendndodhjen e tij.

- Advertisement -

Ndryshe, Hamide Magashi, 35-vjeçare, ka mbetur e vrarë mbrëmë para dyerve të Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë ku ajo ishte e shtrirë për shkak se ishte në javën e fundit të shtatzënisë.

Ish bashkëshorti i saj, Sokol Halili, dyshohet se shkrepi armën drejt viktimës, duke e lënë atë të vdekur në vend.

- Advertisement -

Të fundit

HeIIbanianz, shqiptarët që po ‘tmerrojnë’ britanikët: S’ka poIicë që i ndalon

Gangsterët shqiptarë të veshur me Balaclava që përdorin automatikë kanë pushtuar rrugët e Londrës, duke shkaktuar britanikët. Një artikull i...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -